Botë

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimin e pasurisë së Presidentes Vjosa Osmani Prishtinë, 5 janar 2026 – Agjencia Ku…

05.01.2026. 2 min čitanja

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimin e pasurisë së Presidentes Vjosa Osmani

Prishtinë, 5 janar 2026 – Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vëzhgimeve të dallimeve të theksuara në deklarimet e saj për vitet 2024 dhe 2025.

Burime brenda këtij institucioni kanë konfirmuar për Dragash Info se hetimi ka filluar pas vërejtjes së ndryshimeve në sasinë e pasurisë së deklaruar, veçanërisht në rritjen e kursimeve dhe shumën e parave të gatshme.

Sipas formularëve të dorëzuar për vitin 2025, pasuria e presidentes dhe bashkëshortit të saj ka kaluar një milion euro, duke përfshirë si pasuri të paluajtshme:

Banesë 67 m² me vlerë 59,760 euro

Garazh kolektiv 14 m² me vlerë 6,000 euro

Shtëpi në Australi 150 m² me vlerë 170,000 euro

Tokë 5.1 ari me vlerë 35,000 euro

Banim 244 m² me vlerë 208,000 euro

Banim në Australi 218 m² me vlerë 510,000 euro

Si pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një Mercedes-Benz me vlerë 10,000 euro, ndërsa si para të gatshme ka regjistruar 2,500 euro.

Dokumentet përfshijnë edhe të ardhurat vjetore të presidentes si kreu i shtetit. Hetimi ka të bëjë me verifikimin ligjor të deklarimeve, siç parashikon ligji për parandalimin e konfliktit të interesit dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë.

Në të njëjtën kohë, Agjencia ka publikuar edhe pasurinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vitin 2025. Sipas formularit, pasuria e paluajtshme e Kurtit mbetet e njëjtë, ndërsa bashkëshortja e tij ka një banesë në vlerë 400,000 euro. Kurti ka deklaruar rreth 1,800 euro para të gatshme, bashkëshortja e tij 15,000 euro në një bankë në Norvegji dhe 500 euro si kursime të vajzës së tyre. Qiraja e një banese në Prishtinë, sipas deklarimit, është 250 euro.

Hetimi ndaj Presidentes Osmani është në fazë të hershme, ndërsa Agjencia Kundër Korrupsionit do të përqendrohet në verifikimin e ndryshimeve të evidentuara në formularët e pasurisë.

— Dragash Info

Original Facebook objava