Botë

Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka…

05.01.2026. 2 min čitanja

Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 5 janar 2026 është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas KQZ-së, procesi filloi më 23 dhe 29 dhjetor 2025, kur nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë u tërhoqën 28,555 pako me fletëvotime. Pas verifikimit, 27,600 pako u aprovuan, ndërsa 955 u refuzuan, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit të votuesit.

Numërimi filloi më 3 janar 2026, ora 16:00 dhe përfundoi pasditën e 5 janarit 2026.

Procesi vazhdoi më 2 janar, kur nga kutitë postare në qytete të ndryshme si: Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, u tërhoqën edhe 8,180 pako të tjera, të cilat më pas u dërguan në Kosovë.

Në total, nga 13 kuti postare në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rreth 58,000 shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar me postë.

KQZ njofton se të gjitha paketat e tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe vlerësimit, ndërsa ato që aprovohen do të numërohen më pas në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

— Dragash Info

Original Facebook objava