Botë

🚨 Çahet rruga drejt fshatit PolluzhĂ« nĂ« Rahovec, banorĂ«t nĂ« rrezik tĂ« izolimit total Rahovec – Rruga qĂ« lidh fshatin…

06.01.2026. 2 min ÄŤitanja

🚨 Çahet rruga drejt fshatit Polluzhë në Rahovec, banorët në rrezik të izolimit total

Rahovec – Rruga që lidh fshatin Polluzhë me pjesën tjetër të komunës së Rahovecit ka pësuar çarje të mëdha, duke rrezikuar bllokimin total të qarkullimit. Situata alarmante ka shqetësuar banorët, të cilët tashmë po paralajmërojnë për izolim të fshatit.

Banorët pyeten se pse institucionet përgjegjëse heshtin dhe pse nuk është shpallur ende Gjendja e Jashtëzakonshme nga Qeveria e Kosovës për të adresuar situatën emergjente.
“Rruga po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Në këtë ritëm, fshati mund të mbetet i izoluar brenda pak ditësh. Nuk ka asnjë reagim nga Komuna apo Ministria e Infrastrukturës”, thonë banorët e shqetësuar.

Sipas tyre, dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe rrëshqitjet e tokës po rëndojnë situatën dhe nevojiten ndërhyrje urgjente për rikthimin e qarkullimit të sigurt.

Për momentin, institucionet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në këtë aks rrugor.

— Dragash Info

Original Facebook objava