Humb jetën një burrë në Malishevë pas humbjes së ndjenjave në shtëpi Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq në…
Humb jetën një burrë në Malishevë pas humbjes së ndjenjave në shtëpi
Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq në Malishevë humbi jetën pasi hyri në shtëpi dhe humbi ndjenjat.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, duke bërë të ditur se viktima ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pa shenja jete, dhe vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar.
“Sot rreth orës 08:15 u njoftuam se një person i moshës madhore nga fshati Javiq kishte humbur ndjenjat në shtëpi. Njësitë policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, tha Elezaj.
— Dragash Info