Lokale

Në Dragash sekuestrohen 35 m³ dru të transportuara pa dokumentacion

01.07.2026. 1 min čitanja

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 35 metra kub dru që po transportoheshin pa dokumentacion përcjellës në territorin e komunës së Dragashit.   Sipas Policisë, gjatë patrullimit të rregullt, zyrtarët e Stacionit Policor në Dragash kanë ndaluar për kontroll një kamion. Gjatë verifikimit është konstatuar se automjeti transportonte rreth 35 m³ dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumentet e nevojshme.   Ngasësi, së bashku me kamionin dhe ngarkesën, është ndaluar, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës. Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse.   Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, parandalimin e veprave të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pyjeve e të mjedisit, përmes kontrolleve dhe veprimeve të vazhdueshme në terren.   Burimi: Komunikatë e Policisë së Kosovës.   /Dragash Info/