Lokale

Vendim i Komunës së Dragashit: Oborret e shkollave do të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë verës

29.06.2026. 1 min čitanja

Komuna e Dragashit ka marrë vendim për miratimin e rekomandimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i dalë nga mbledhja e 26 qershorit 2026, që parasheh shfrytëzimin e oborreve të të gjitha shkollave të komunës si parkingje pa pagesë për bashkatdhetarët dhe qytetarët.   Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, drejtorët e shkollave obligohen të lejojnë përdorimin e oborreve të shkollave për parkim falas në periudhën 1 korrik – 25 gusht 2026.   Po ashtu, drejtorët e shkollave obligohen të angazhojnë nga një punëtor ndihmës për menaxhimin e parkingjeve gjatë kësaj periudhe.   Ky vendim synon të lehtësojë qarkullimin dhe parkimin gjatë sezonit veror, kur numri i bashkatdhetarëve dhe vizitorëve në Komunën e Dragashit rritet ndjeshëm.   /Dragash Info/