Lokale

Qytetarët ankohen për mungesën e analizave laboratorike në QKMF “Adem Berisha” në Dragash

28.06.2026. 2 min čitanja

Qytetarë të Komunës së Dragashit kanë shprehur shqetësimin e tyre se tash e rreth dy muaj nuk po u ofrohet shërbimi i analizave laboratorike në AMF-të dhe në QKMF “Adem Berisha”në Dragash.   Sipas ankesave të qytetarëve, arsyetimi që po marrin nga zyrtarët shëndetësorë është se mungojnë reagentët e nevojshëm për kryerjen e analizave. Si pasojë, shumë pacientë po detyrohen t’i kryejnë analizat në laboratorë privatë, duke u përballur me shpenzime shtesë.   Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me mungesë të këtij shërbimi, duke kërkuar nga drejtuesit e institucionit dhe autoritetet komunale që të ndërmarrin masa për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit. Edhe në të kaluarën, QKMF-ja në Dragash është përballur me ndërprerje të shërbimeve laboratorike për shkak të problemeve teknike dhe furnizimit.   Qytetarët presin një sqarim zyrtar nga menaxhmenti i QKMF-së dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë lidhur me arsyet e mungesës së reagentëve, si dhe afatin se kur do të rikthehen normalisht shërbimet laboratorike.   /Dragash Info/