27 vite pa Dëshmorin e Kombit, Fetah Sylejmani
27 vite pa Dëshmorin e Kombit, Fetah Sylejmani
Sot shënohen 27 vite nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Fetah Sylejmani, i cili ra në altarin e lirisë më 27 prill 1999, në betejën e lavdishme të Koshares.
I lindur më 14 gusht 1968 në fshatin Shajne të Dragashit, Fetah Sylejmani ishte ndër bijtë më të devotshëm të këtij vendi, që në momentet më të vështira për atdheun zgjodhi rrugën e sakrificës, duke iu bashkuar luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.
Rënia e tij në Koshare mbetet një dëshmi e gjallë e guximit, përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme për atdheun. Ai u rreshtua ndër më të mirët, duke dhënë gjithçka për një të ardhme më të lirë për popullin e tij.
Në këtë përvjetor, kujtojmë jo vetëm sakrificën e tij, por edhe idealin e lartë për të cilin ai luftoi. Emri i Fetah Sylejmanit mbetet i gdhendur në historinë tonë si simbol i qëndresës dhe heroizmit. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë në zemrat tona. — Dragash Info