Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion policor në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve për një rast të krimeve të luftës. Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, operacioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe është koduar me emrin “Dosja 23”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti ndërlidhet me të ashtuquajturin “Grupi i intelektualëve”. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se detajet e mëtejshme lidhur me operacionin, personat e arrestuar dhe veprimet e ndërmarra do të bëhen publike në momentin kur informacioni të mund të publikohet. Dragash Info | www.dragash.info
Arrestohen nëntë persona në Zubin Potok për krime lufte
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion policor në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve për një rast…




