Ish-zëvendësministri Mevludin Krasniqi ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shkruan Scanner. Kërkesa e tij vjen pas vendimit të Kushtetueses sot, ku i jep të drejtë Kuvendit të vazhdojë punën. “Jo 14 ditë, po 14 minuta i duhen Kuvendit të Kosovës që ta votojë ligjin që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Krasniqi. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta përfundojnë këtë proces, duke shtuar: “Kryene punën tuaj, popullin mbrapa e keni!” Postimi i plotë: HERONJ JANË ATA QË MBROJNË HERONJËT! Jo 14 ditë, po ‘14 MINUTA’ i duhen Kuvendit të Kosovës që t’a votoi: LIGJIN që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë! (PROJEKTLIGJ IN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR) Kryene punën tuaj, popullin mbrapa e keni!
Mevludin Krasniqi- deputetëve: Votoni Ligjin që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë!
Ish-zëvendësministri Mevludin Krasniqi ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shkruan Scanner. Kërkesa e…




