Lokale

Vritet me thikë imami i fshatit Zlipotok në Dragash, i dyshuari në arrati

Qershor 30, 2026 1 minutë leximi

Vritet me thikë imami i fshatit Zlipotok në Dragash, i dyshuari në arrati   Dragash – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Dragashit, ku gjatë orëve të mesnatës së mbrëmshme ka humbur jetën imami…

Oplus_131072

Vritet me thikë imami i fshatit Zlipotok në Dragash, i dyshuari në arrati   Dragash – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Dragashit, ku gjatë orëve të mesnatës së mbrëmshme ka humbur jetën imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci.   Sipas informacioneve të deritanishme, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje. Ai është dërguar me urgjencë në QKMF-në e Dragashit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.   Sipas të dhënave që disponon Dragash Info, i dyshuari për rastin është Beshir Hamza, i cili ndodhet në arrati. Policia e Kosovës ka nisur hetimet intensive dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.   Motivi i ngjarjes dhe rrethanat e plota të rastit mbeten ende nën hetim. Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.   Dragash Info do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.   /Dragash Info/