Qendrore

Mevludin Krasniqi- deputetëve: Votoni Ligjin që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë!

Shtator 24, 2026 1 minutë leximi

Ish-zëvendësministri Mevludin Krasniqi ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shkruan Scanner.   Kërkesa e…

FB_IMG_1790256633376

Ish-zëvendësministri Mevludin Krasniqi ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shkruan Scanner.   Kërkesa e tij vjen pas vendimit të Kushtetueses sot, ku i jep të drejtë Kuvendit të vazhdojë punën.   “Jo 14 ditë, po 14 minuta i duhen Kuvendit të Kosovës që ta votojë ligjin që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Krasniqi.   Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta përfundojnë këtë proces, duke shtuar: “Kryene punën tuaj, popullin mbrapa e keni!”   Postimi i plotë:   HERONJ JANË ATA QË MBROJNË HERONJËT!     Jo 14 ditë, po ‘14 MINUTA’ i duhen Kuvendit të Kosovës që t’a votoi: LIGJIN që e mbron historinë, lavdinë dhe të ardhmen tonë!   (PROJEKTLIGJ IN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR)   Kryene punën tuaj, popullin mbrapa e keni!