Qendrore

Kreu i Odës Amerikane: Është banal diskutimi nëse Kosova duhet t’i thotë “PO” SHBA-së për gazin amerikan

30.06.2026. 2 min čitanja

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,, ka kritikuar mungesën e një debati institucional lidhur me projektin për gazin e lëngshëm natyror amerikan.   Në një deklaratë për Klan Kosovën, Zeka e cilësoi si “banal” diskutimin nëse Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht apo negativisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se përgjigjja duhet të jetë një “PO” e qartë dhe e fuqishme.   Sipas tij, gazi i lëngshëm natyror është një nga prioritetet e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike të SHBA-së me vendet partnere, përfshirë edhe Kosovën. Ai shtoi se është e papranueshme që, 27 vjet pas çlirimit të vendit, ende të vihet në pikëpyetje një çështje e tillë, duke kujtuar rolin vendimtar që SHBA-ja pati në çlirimin e Kosovës.   Zeka kritikoi gjithashtu mungesën e përfaqësuesve të Qeverisë në diskutimet publike për këtë temë. Ai theksoi se çështje të tilla strategjike duhet të trajtohen përmes një debati gjithëpërfshirës dhe me vizion afatgjatë, duke marrë parasysh ndikimin në zhvillimin ekonomik, industrial, energjetik dhe në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës.   /Dragash Info/