Lokale

Sekretari i KBI-së: Vrasja e imamit Gazmend Tahirovci nuk lidhet me detyrën e tij fetare

30.06.2026. 2 min čitanja

Dragash – Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) për rajonin e Gorës, Ajhan Beqiri, ka deklaruar se vrasja e imamit të fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, nuk ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si imam.   Sipas Beqirit, bazuar në informacionet që kanë në dispozicion, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive private dhe jo për shkak të angazhimit të viktimës në xhami.   «“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhenet”, ka deklaruar Beqiri.»   Ndërkohë, personi i dyshuar për vrasjen e Gazmend Tahirovcit, Beshir Hamza, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas një aksioni të organizuar.   Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë duke vazhduar.   /Dragash Info/