Raportohet se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e imamit Gazmend Tahirovci
Dragash – Sipas raportimeve nga terreni dhe informacioneve të siguruara nga burime të besueshme, është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e imamit të fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci. Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Beshir Hamzën, i cili dyshohet se ishte në arrati pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orëve të mesnatës. Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar lidhur me arrestimin, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të publikohen më shumë detaje rreth rastit. Dragash Info do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri. /Dragash Info/