Reagim nga OVL UÇK – Dega në Sharr: Mbrojtje e vlerave të luftës dhe mbështetje për Ramush Haradinaj
Reagim nga OVL UÇK – Dega në Sharr: Mbrojtje e vlerave të luftës dhe mbështetje për Ramush Haradinaj
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Sharr, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të drejtuara ndaj ish-komandantit të UÇK-së dhe figurës së njohur politike, Ramush Haradinaj. Në reagimin publik, kryetari i degës, Emri Neshati, i ka cilësuar këto sulme si të ulëta dhe të papranueshme, duke theksuar se ato vijnë nga individë dhe qarqe që, sipas tij, kanë qenë vazhdimisht kundër vlerave të luftës çlirimtare. “Është e papranueshme që një njeri që ka sakrifikuar gjithçka për këtë vend dhe që mban edhe plagë familjare nga lufta, të ofendohet në mënyrë të tillë,” thuhet në reagim. OVL UÇK në Sharr shpreh shqetësim për, siç thuhet, përpjekjet e vazhdueshme për të deformuar të vërtetën historike, duke tentuar të paraqitet ndryshe lufta e UÇK-së dhe të relativizohet sakrifica për lirinë e vendit. Në fund të reagimit, Neshati thekson se organizata që ai përfaqëson do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës dhe në përkrahje të figurave kyçe të saj. “Si kryetar i OVL-së, dega në Sharr, reagoj fuqishëm ndaj këtyre sulmeve dhe qëndroj vendosmërisht në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së. Me ty, komandant,” përfundon reagimi. — Dragash Info