UBT prezanton programet studimore para maturantëve në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha”
UBT prezanton programet studimore para maturantëve në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha”
Dragash, 2 prill 2026 – Në Sallën e aktiviteteve kulturore të Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” u mbajt sot një sesion promovues nga profesorë dhe studentë të UBT Campus – Kampusi në Prizren. Gjatë këtij aktiviteti, maturantët patën mundësinë të informohen nga afër për programet studimore që ofron UBT, mundësitë për zhvillim akademik dhe profesional, si dhe standardet e cilësisë në arsimin e lartë. Prezantimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi interaktiv, ku nxënësit shtruan pyetje dhe morën këshilla të vlefshme për orientimin e tyre në karrierë. Nga drejtoria e shkollës u shpreh falënderim për përfaqësuesit e UBT për vizitën dhe kontributin në informimin dhe motivimin e maturantëve. — Dragash Info