Faturat e Tatimit në Pronë për vitin 2026 të gatshme për pagesë në Komunën e Dragashit
Faturat e Tatimit në Pronë për vitin 2026 të gatshme për pagesë në Komunën e Dragashit
– Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë janë të disponueshme për pagesë. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët obligohen që të fillojnë kryerjen e pagesave brenda afateve të përcaktuara ligjore, në mënyrë që të shmangen penalitetet e mundshme. Nga kjo zyrë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin me kohë obligimet e tyre tatimore, duke theksuar se pagesa e tatimit në pronë përbën një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e komunës, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies në komunitet. Sipas kalendarit të përcaktuar, afatet e pagesës janë si në vijim: Kësti i parë: deri më 30 qershor 2026 Kësti i dytë: deri më 30 shtator 2026 Autoritetet komunale rikujtojnë se respektimi i këtyre afateve është i rëndësishëm për shmangien e ndëshkimeve financiare dhe për funksionimin më të mirë të shërbimeve komunale. — Dragash Info