Lokale

Rrezik serioz në rrugën Dragash – Restelicë: Dëmtim i madh para urës në hyrje të Mlikës

30.03.2026. 2 min čitanja

Rrezik serioz në rrugën Dragash – Restelicë: Dëmtim i madh para urës në hyrje të Mlikës width= Një dëmtim i rëndë i rrugës është evidentuar në aksin magjistral Dragash – Restelicë, saktësisht para urës në hyrje të fshatit Mlikë, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.   Siç shihet edhe në foto, një pjesë e konsiderueshme e skajit të rrugës është shembur, duke krijuar një gropë të thellë që çdo ditë po zgjerohet. Shqetësues mbetet fakti se kjo gjendje ka vazhduar për një kohë të gjatë, afro dy vite, pa u ndërmarrë masa konkrete për sanimin e saj.   Kjo situatë e bën kalimin shumë të rrezikshëm, sidomos gjatë kushteve të këqija atmosferike apo në rastet kur automjetet kalojnë njëkohësisht nga të dy drejtimet.   Banorët dhe përdoruesit e kësaj rruge shprehen të shqetësuar, pasi kjo është një rrugë e frekuentuar çdo ditë. Ata theksojnë se mjafton një moment pakujdesie që të ndodhë një aksident i rëndë, me pasoja për jetën dhe pronën.   Shtrohet pyetja: a duhet të ndodhë një aksident që institucionet përgjegjëse të reagojnë?   Gjendja aktuale kërkon ndërhyrje urgjente për sanimin e dëmtimit dhe sigurimin e këtij segmenti rrugor.   Çdo vonesë në ndërhyrje jo vetëm që rrit rrezikun për aksidente, por edhe shton përgjegjësinë për ata që janë të obliguar për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.   — Dragash Info