Qendrore

Rashiq: Vendimi për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit u zbatuan vetëm pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit

09.03.2026. 2 min čitanja

Rashiq: Vendimi për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit u zbatuan vetëm pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka deklaruar në një intervistë se vendimi i gjykatës për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit nuk është zbatuar nga autoritetet e mëparshme, përfshirë edhe qeveritë e udhëhequra nga Ramush Haradinaj, deri në ardhjen në pushtet të kryeministrit Albin Kurti. Rashiq ka treguar se Kurti, sipas tij, kishte vepruar personalisht për implementimin e vendimit: “Ka pasur vendim të gjykatës, por askush nuk e implementonte, dhe këtë e implementoi Albin Kurti. Dhe e dini se aty ka qenë edhe Ramush Haradinaj dhe të tjerë, por askush nuk e ka bërë derisa erdhi Albini. Dua ta vlerësoj, sepse më dëgjoi. Dhe vjen dita kur më thërret, në mëngjes dhe më thotë se sot e miratojmë, veç për ty. Unë i jam falënderues.” Ky reagim i Rashiq ka shokuar opinionin publik, duke hedhur dritë mbi vonesën në zbatimin e vendimeve gjyqësore për pronat historike në Kosovë dhe rolin e qeverisë aktuale në këtë proces. — Dragash Info