Kulturë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në skenë ndërkombëtare në Madrid

Prill 2, 2026 1 minutë leximi

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në skenë ndërkombëtare në Madrid Prizren, 2 prill 2026 – Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pianisten e re dhe të talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha…

FB_IMG_1775158360895

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në skenë ndërkombëtare në Madrid width= Prizren, 2 prill 2026 – Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pianisten e re dhe të talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besarta Guri Bobaj. Pas një sërë sukseseve në gara dhe paraqitje vendore e ndërkombëtare, Riola Susuri do të marrë pjesë si “Special Guest Artist” në koncertin gala të International Piano Ballkan Academy, në kuadër të WPTA Spain International Piano Competition, që do të mbahet më 17 prill në Madrid. Kryetari Totaj theksoi se talentët e rinj të qytetit gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit, duke i inkurajuar ata për suksese të mëtejshme dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. — Dragash Info