Qendrore

Reagim i ashpër i Jeton Ramadanit pas deklaratave të Fatos Gecit për Hashim Thaçin

Prill 21, 2026 1 minutë leximi

Reagim i ashpër i Jeton Ramadanit pas deklaratave të Fatos Gecit për Hashim Thaçin Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani - KATANA, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit Fatos Geci lidhur me Hashim Thaçin.…

FB_IMG_1776802358953

Reagim i ashpër i Jeton Ramadanit pas deklaratave të Fatos Gecit për Hashim Thaçin width= Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani – KATANA, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit Fatos Geci lidhur me Hashim Thaçin.   Në një reagim publik, ai ka kritikuar gjuhën dhe qëndrimet e përdorura, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe përçarëse për shoqërinë.   “Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku ‘burgim të përjetshëm’ për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua,” thuhet në reagimin e Ramadanit.   Ky reagim vjen në një kohë kur deklaratat e fundit të deputetit Geci për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfshirë edhe Hashim Thaçi, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.   — Dragash Info