Qendrore

“Gecët e Llaushës e presin Hashim Thaçin si triumfues”, reagon Arbër Geci ndaj deklaratave të Fatos Gecit

Prill 21, 2026 2 minuta leximi

“Gecët e Llaushës e presin Hashim Thaçin si triumfues”, reagon Arbër Geci ndaj deklaratave të Fatos Gecit   Arbër Geci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Fatos Geci,…

FB_IMG_1776802807739

“Gecët e Llaushës e presin Hashim Thaçin si triumfues”, reagon Arbër Geci ndaj deklaratave të Fatos Gecit   Arbër Geci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Fatos Geci, i cili kishte uruar burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.   Në reagimin e tij publik, Arbër Geci ka ndarë një fotografi të Thaçit, të shoqëruar me mesazhin: “Gecët e Llaushës të presin si triumfues”.   “I mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut”, ka shkruar ai më tej.   Deklaratat e fundit të deputetit Geci, ku ai krahasoi rastin e Thaçit me atë të Naim Murseli, duke kërkuar burgim të përjetshëm, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.   Reagimi i Arbër Gecit vjen si pjesë e këtyre kundërshtimeve, duke theksuar qëndrimin e familjes dhe rrethit të tij në mbështetje të ish-presidentit Thaçi.   Postimi i plotë mund të gjendet këtu:   https://www.facebook.com/share/p/1CwLrfj4eU/⁠�   — Dragash Info