Rinia

Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad

Mars 30, 2026 1 minutë leximi

Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad Dragash, 30 mars 2026 – Në ambientet e SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad është mbajtur një ligjëratë…

Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad

Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad width= width= width= width= width= Dragash, 30 mars 2026 – Në ambientet e SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad është mbajtur një ligjëratë edukative nga përfaqësues të Policia e Kosovës – Dragash, me temën “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, të cilët patën mundësinë të informohen për sfidat dhe rreziqet që mund të hasin në botën digjitale, veçanërisht në lojërat online. Gjithashtu, ata u pajisën me këshilla praktike për përdorim më të sigurt të internetit dhe u inkurajuan të komunikojnë hapur me prindërit dhe mësuesit për çdo shqetësim. Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës dhe Policisë së Kosovës konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së të rinjve nga rreziqet e hapësirës digjitale. Nga drejtoria e shkollës u shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në edukimin dhe sigurinë e nxënësve. — Dragash Info