Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim drejtuesit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet forcave, shkëmbimin e përvojave profesionale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale. Temë e diskutimit ka qenë edhe rëndësia e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, me fokus edhe në ushtrimin “Valor Shield 2026”. Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Komandantët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë në FSK, diskutohet për ushtrime të përbashkëta
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim drejtuesit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet forcave,…




