Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi, i propozuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas motivacionit të vendimit, katër ish-drejtuesit e UÇK-së nderohen për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe për lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë. Motivacioni për Hashim Thaçin: Për kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Motivacioni për Kadri Veselin: Për kontributin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Motivacioni për Jakup Krasniqin: Për kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes për Kosovën. Motivacioni për Rexhep Selimin: Për kontributin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe për lidhjen e veçantë me Tiranën, e cila gjatë luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi, i propozuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është miratuar unanimisht nga…




