Lokale

Defektet në ujësjellësin e ri lënë pa ujë banorët e Breznës

07.07.2026. 1 min čitanja

Banorët e fshatit Brezne po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e defekteve të vazhdueshme në gypin transportues të ujësjellësit të ri.   KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se mirëmbajtja e këtij ujësjellësi nuk është në kompetencën e saj, duke sqaruar se problemet teknike po trajtohen nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe sanimin e defekteve.   Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet janë duke punuar për eliminimin e defekteve, ndërsa furnizimi me ujë për banorët e Breznes pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.   KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.   Burimi: KRU “Hidroregjioni Jugor”   /Dragash Info/