Qendrore

Rreshteri Gëzim Millaku rikthehet në detyrë pas suspendimit, Policia konfirmon ndërprerjen e masës

Korrik 8, 2026 1 minutë leximi

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Gëzim Millaku, është rikthyer në detyrë pas përfundimit të masës së suspendimit që ishte shqiptuar muajin e kaluar në kuadër të një procedure hetimore.   Millaku ishte suspenduar në lidhje me…

FB_IMG_1783539983834

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Gëzim Millaku, është rikthyer në detyrë pas përfundimit të masës së suspendimit që ishte shqiptuar muajin e kaluar në kuadër të një procedure hetimore.   Millaku ishte suspenduar në lidhje me hetimet për një incident të raportuar vitin e kaluar, ku pretendohej se kishte ndodhur një përplasje mes eskortës së kryeministrit Albin Kurti dhe veturës së Sami Lushtaku.   Fillimisht ishte raportuar se ndaj rreshterit ekzistonin dyshime për ndryshimin e një deklarate që lidhej me këtë rast. Megjithatë, pas hetimeve të zhvilluara nga institucionet kompetente, procedura e suspendimit është ndërprerë.   Lajmin për rikthimin e tij në detyrë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se masa e suspendimit është ndërprerë më 2 korrik 2026.   Sipas njoftimit zyrtar, Gëzim Millaku tashmë ka rifilluar punën në Policinë e Kosovës.   /Dragash Info/