Dialogu Kosovë–Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor do të takohen më 11 maj për të diskutuar zhvillimet në rajon, me theks të veçantë te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas diplomatëve evropianë, Brukseli nuk është i kënaqur me ritmin aktual të dialogut dhe pritet të kërkohet një shtysë e re për avancimin e procesit. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe bashkëpunimi rajonal, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së dhe përgatitjet për samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmëri për të luajtur rol aktiv në vazhdimin e dialogut, megjithëse situata politike në Kosovë dhe Serbi po konsiderohet pengesë për organizimin e një takimi të ri në nivel liderësh. — Dragash Info