Qendrore

Kujtim Gashi tërhiqet nga gara për deputet, tregon arsyet e vendimit

10.05.2026. 1 min čitanja

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një deklarate publike, Gashi tha se zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit në Prizren kanë lënë zhgënjim tek ai dhe shumë mbështetës të tjerë, duke theksuar se procesi “nuk u ndje i drejtë”. Ai u shpreh se politika për të nuk ka qenë asnjëherë çështje pozite apo ambicie personale, por përgjegjësi dhe besim ndaj qytetarëve. “Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë edhe më tutje.