KF Opoja shkëlqen në Arbanas, triumfon bindshëm me rezultat 1:4 ndaj KF Arbanasit
⚽️ KF Opoja shkëlqen në Arbanas, triumfon bindshëm me rezultat 1:4 ndaj KF Arbanasit
KF Opoja ka arritur një fitore plotësisht të merituar në udhëtim ndaj KF Arbanasit, duke triumfuar me rezultat të thellë 1:4.
Skuadra opojare dominoi gjatë gjithë takimit, duke treguar lojë të bukur, angazhim maksimal dhe shpirt luftarak në çdo repart të fushës. Golat për KF Opojën u realizuan nga Elbasan Bahtijari, Erdi Trupaj dhe Fitim Sinani, i cili shkëlqeu me dy gola dhe një paraqitje fantastike në këtë ndeshje. Kjo fitore vjen si rezultat i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të gjithë ekipit, duke konfirmuar formën e mirë të KF Opojës në kampionat. — Dragash Info