Lokale

𝗕𝗲𝗱𝗿𝗶 𝗛𝗼𝘅𝗵𝗮𝗷 𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗶𝗾𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗣𝗗𝗞-𝗷𝗮 𝗽𝗮𝘀 𝟮𝟲 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺𝗶

09.05.2026. 1 min čitanja

Bedri Hoxhaj ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet politike brenda Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Zhur, pas 26 viteve angazhim dhe kontribut të pandërprerë në këtë subjekt politik.   Në njoftimin e tij publik, Hoxhaj theksoi se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë, por sipas tij vjen si rezultat i pakënaqësive, mospërputhjeve dhe rrethanave të krijuara ndër vite.   Ai shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë përkrahësit, anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e PDK-së në Zhur për bashkëpunimin dhe mbështetjen që nga themelimi i degës.   “Kontributi dhe besimi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e respektit dhe vlerësimit tim”, ka deklaruar ndër të tjera Bedri Hoxhaj.   — Dragash Info