Bedri Hoxhaj ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet politike brenda Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Zhur, pas 26 viteve angazhim dhe kontribut të pandërprerë në këtë subjekt politik. Në njoftimin e tij publik, Hoxhaj theksoi se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë, por sipas tij vjen si rezultat i pakënaqësive, mospërputhjeve dhe rrethanave të krijuara ndër vite. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë përkrahësit, anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e PDK-së në Zhur për bashkëpunimin dhe mbështetjen që nga themelimi i degës. “Kontributi dhe besimi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e respektit dhe vlerësimit tim”, ka deklaruar ndër të tjera Bedri Hoxhaj. — Dragash Info




