Lokale

Procedurë disiplinore në repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit

08.05.2026. 1 min čitanja

📌 Procedurë disiplinore në repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit   Spitali i Përgjithshëm ka njoftuar se pas monitorimit të brendshëm dhe verifikimit të kamerave të sigurisë, janë evidentuar parregullsi serioze në Shërbimin e Hemodializës.   Sipas njoftimit zyrtar, disa punëtorë, përfshirë edhe kryeinfermierin, dyshohet se kanë përdorur kartelat elektronike të njëri-tjetrit për regjistrimin e hyrje-daljeve në mënyrë të paautorizuar.   Menaxhmenti i spitalit ka bërë të ditur se menjëherë është iniciuar procedurë disiplinore ndaj personave të përfshirë, ndërsa kryeinfermieri është liruar nga detyra.   Tutje thuhet se, pavarësisht situatës, shërbimet e dializës për pacientët nuk janë ndërprerë dhe po vazhdojnë normalisht.   Nga Spitali i Prizrenit theksojnë se nuk do të tolerohet asnjë formë e abuzimit me detyrën zyrtare dhe se do të vazhdojnë masat për vendosjen e rregullit dhe disiplinës në institucion.   — Dragash Info