Ligjëratë me dy tema nga Prof. Dr. Xhevat Hasani në Bresanë të Opojës
Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë të Opojës, sot është mbajtur një ligjëratë nga Prof. Dr. Xhevat Hasani, i cili para të pranishmëve trajtoi dy tema me rëndësi historike dhe kombëtare.
Fillimisht, profesori foli për çështjen e Sanxhakut, temë të cilën e ka trajtuar gjerësisht edhe në librin e tij “Me Selman Lajçin nëpër Sanxhak”, duke ndarë me publikun këndvështrime dhe analiza mbi zhvillimet historike dhe identitare të këtij rajoni.
Në pjesën e dytë të ligjëratës, Prof. Hasani trajtoi temën “S’ka dhe s’mund të ketë komb Kosovar”, për të cilën gjithashtu ka botuar një libër me të njëjtin titull. Ai elaboroi argumentet e tij mbi identitetin kombëtar dhe zhvillimet shoqërore në Kosovë, duke nxitur diskutime dhe reflektim te të pranishmit.
Ligjërata u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe la mbresa të veçanta te elita intelektuale e komunës së Dragashit, të cilët vlerësuan kontributin akademik dhe qasjen analitike të profesorit. — Dragash Info