Lokale

Java Botërore e Imunizimit shënohet me ligjëratë vetëdijësuese në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash

Prill 29, 2026 2 minuta leximi

[video width="360" height="640" mp4="https://dragash.info/wp-content/uploads/2026/04/Messenger_creation_B191FBC4-D18A-4A53-B6DB-95BAE95B5116.mp4"][/video] Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Imunizimit (24–30 prill), në ambientet e SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash është organizuar një ligjëratë informuese mbi rëndësinë e vaksinimit dhe rolin e tij…

FB_IMG_1777037493302

Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Imunizimit (24–30 prill), në ambientet e SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash është organizuar një ligjëratë informuese mbi rëndësinë e vaksinimit dhe rolin e tij në mbrojtjen e shëndetit publik. Aktiviteti është mbajtur në sallën e aktiviteteve kulturore të shkollës dhe është realizuar nga stafi i QKMF-së së Dragashit, nën udhëheqjen e doktoreshës Besiana Refiku, në bashkëpunim me personelin infermieror. Gjatë ligjëratës, nxënësit patën mundësinë të marrin informacione të detajuara rreth rëndësisë së imunizimit në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, ndikimin e vaksinave në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, si dhe përfitimet afatgjata që sjell vaksinimi për shoqërinë. Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë dhe promovimin e një qasjeje të përgjegjshme ndaj shëndetit, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit si një nga masat më efektive parandaluese. Drejtoria e shkollës ka falënderuar stafin e QKMF-së së Dragashit për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në edukimin shëndetësor të nxënësve. — Dragash Info