Reagim i ashpër i Jeton Ramadanit pas deklaratave të Fatos Gecit për Hashim Thaçin
Reagim i ashpër i Jeton Ramadanit pas deklaratave të Fatos Gecit për Hashim Thaçin
Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani – KATANA, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit Fatos Geci lidhur me Hashim Thaçin. Në një reagim publik, ai ka kritikuar gjuhën dhe qëndrimet e përdorura, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe përçarëse për shoqërinë. “Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku ‘burgim të përjetshëm’ për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua,” thuhet në reagimin e Ramadanit. Ky reagim vjen në një kohë kur deklaratat e fundit të deputetit Geci për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfshirë edhe Hashim Thaçi, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik. — Dragash Info