Dragashi dhe Gora kanë edhe një kampion të ri
Dragashi dhe Gora kanë edhe një kampion të ri
Një tjetër talent i jashtëzakonshëm po shkëlqen nga komuna jonë. Anel Kuacevci nga fshati Zlipotok, i cili aktualisht jeton në Novi Sad, po arrin suksese të mëdha në moshë shumë të re. Edhe pse vetëm 12-vjeç, Aneli është shpallur katër herë kampion i shtetit në taekwondo, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të rrallë. Arritjet e tij janë dëshmi se puna dhe angazhimi gjithmonë shpërblehen. Suksesi i Anelit është krenari për trevën e Gorës dhe gjithë Dragashin, duke u bërë njëkohësisht frymëzim për bashkëmoshatarët e tij që të besojnë në vetvete dhe të ndjekin ëndrrat e tyre me guxim. Ne, si medium, i urojmë Anelit edhe shumë suksese dhe medalje të tjera në rrugëtimin e tij sportiv. — Dragash Info