Sport

Dragashi dhe Gora kanë edhe një kampion të ri

Prill 19, 2026 1 minutë leximi

Dragashi dhe Gora kanë edhe një kampion të ri Një tjetër talent i jashtëzakonshëm po shkëlqen nga komuna jonë. Anel Kuacevci nga fshati Zlipotok, i cili aktualisht jeton në Novi Sad, po arrin suksese të mëdha…

FB_IMG_1776632224988

Dragashi dhe Gora kanë edhe një kampion të ri width= Një tjetër talent i jashtëzakonshëm po shkëlqen nga komuna jonë. Anel Kuacevci nga fshati Zlipotok, i cili aktualisht jeton në Novi Sad, po arrin suksese të mëdha në moshë shumë të re.   Edhe pse vetëm 12-vjeç, Aneli është shpallur katër herë kampion i shtetit në taekwondo, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të rrallë. Arritjet e tij janë dëshmi se puna dhe angazhimi gjithmonë shpërblehen.   Suksesi i Anelit është krenari për trevën e Gorës dhe gjithë Dragashin, duke u bërë njëkohësisht frymëzim për bashkëmoshatarët e tij që të besojnë në vetvete dhe të ndjekin ëndrrat e tyre me guxim.   Ne, si medium, i urojmë Anelit edhe shumë suksese dhe medalje të tjera në rrugëtimin e tij sportiv.   — Dragash Info