Totaj: Rruga Prizren–Tetovë pa marrëveshje dhe pa informacione të qarta
Totaj: Rruga Prizren–Tetovë pa marrëveshje dhe pa informacione të qarta
Shaqir Totaj ka deklaruar se projekti për ndërtimin e rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën vazhdon të mbetet i paqartë, për shkak të mungesës së marrëveshjeve konkrete dhe koordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore. Sipas tij, një projekt i tillë nuk mund të realizohet pa bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Maqedoniasë së Veriut. “Shikoni, ajo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pas bashkëpunim të dy qeverive”, u shpreh Totaj, duke theksuar nevojën për koordinim institucional dhe marrëveshje zyrtare mes dy vendeve. Ai shtoi se aktualisht nuk ka informacion të qartë nëse ekzistojnë marrëveshje të nënshkruara për realizimin e këtij projekti, duke lënë të paqartë ecurinë e tij. Megjithatë, Totaj e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit, duke theksuar se ndërtimi i kësaj rruge do të sillte përfitime të mëdha ekonomike dhe sociale. “Do të mundësonte punësim, integrim rajonal dhe integrim kombëtar, si dhe një predispozitë për zhvillim ekonomik”, përfundoi ai. Rruga Prizren–Tetovë konsiderohet si një lidhje kyçe ndërmjet dy vendeve, por mbetet të shihet nëse ky projekt do të konkretizohet në të ardhmen. — Dragash Info