Botë

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip

06.04.2026. 1 min čitanja

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip width= width=   Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë sot në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Protesta, e thirrur nga kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza”, Besar Sejdiu, do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Sipas organizatorëve, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por nuk po zbatohet në praktikë, duke penguar avancimin akademik të studentëve shqiptarë. Ata theksojnë se protesta do të jetë paqësore dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik, si dhe të nxisë institucionet për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. — Dragash Info