Ftesë për të rinjtë në aktivitetin e radhës të SHKA “Hareja” Opojë
Ftesë për të rinjtë në aktivitetin e radhës të SHKA “Hareja” Opojë
SHKA “Hareja” Opojë fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen ushtrimeve të radhës, të cilat do të mbahen nesër duke filluar nga ora 15:00. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e SHFMU “Ulina”, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një grupi aktiv kulturor dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e traditës. Organizatorët mirëpresin të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të angazhohen dhe të kalojnë kohë në një ambient pozitiv dhe bashkëpunues. — Dragash Info