Pas përfundimit të mandatit, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osmani dhe familja e saj
Pas përfundimit të mandatit, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osmani dhe familja e saj
Vjosa Osmani përfundon sot në mesnatë mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës, duke kaluar në statusin e ish-presidentes. Pavarësisht se nuk u rizgjodh për një mandat të dytë, Osmani do të vazhdojë të gëzojë një sërë përfitimesh të përcaktuara me ligj për ish-krerët e shtetit. Sipas legjislacionit në fuqi, ajo do të përfitojë pension në vlerë prej 70 për qind të pagës së presidentes. Po ashtu, i takon e drejta për një asistent personal, mbrojtje të afërt si dhe përdorimi i veturës zyrtare. Në rastet kur udhëton jashtë vendit në cilësinë e ish-presidentes, Osmanit i mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe mëditjet përkatëse. Një tjetër përfitim i rëndësishëm është edhe sigurimi shëndetësor i plotë për të dhe familjen e saj, përfshirë trajtimin në institucionet publike dhe spitalet ushtarake, gjatë gjithë jetës. Këto privilegje janë të parapara për të garantuar trajtim dinjitoz për ish-udhëheqësit e shtetit edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. — Dragash Info