Osmani në orët e fundit si presidente: “Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët”
Osmani në orët e fundit si presidente: “Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në orët e fundit të mandatit të saj ka ndarë një mesazh falënderimi për qytetarët, përmes një videoje nga takimi përmbyllës i presidencës. Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se mandati pesëvjeçar nuk ishte histori e një individi, por një rrugëtim i përbashkët me qytetarët dhe kontribuuesit nga fusha të ndryshme të shoqërisë. “Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën, që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme,” u shpreh Osmani. Ky postim shënon përmbylljen e mandatit të saj si presidente e vendit. Pas saj, detyrën e ushtrueses së presidentes pritet ta marrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përmes ceremonisë së pranim-dorëzimit që do të mbahet në ora 16:00. — Dragash Info