2233 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë, 75 aksidente dhe 19 të arrestuar
2233 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë, 75 aksidente dhe 19 të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,233 gjoba trafiku në të gjithë territorin e Kosova. Sipas raportit zyrtar, brenda kësaj periudhe janë regjistruar edhe 75 aksidente trafiku. Prej tyre, 40 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 35 raste kanë pasur persona të lënduar. Po ashtu, policia bën të ditur se gjatë 24 orëve janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje. Autoritetet e sigurisë kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. — Dragash Info