Botë

Punëtori për menaxhimin e shkollave në Selanik, pjesëmarrës edhe drejtorët nga Kosova

04.04.2026. 2 min čitanja

Punëtori për menaxhimin e shkollave në Selanik, pjesëmarrës edhe drejtorët nga Kosova width= width= width= width= Në Selanik të Greqisë, në ambientet e “Capsis Hotels Thessaloniki”, është mbajtur një punëtori e rëndësishme profesionale me organizim të Kolegjit AAB, ku kanë marrë pjesë drejtorët e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova. Tema e kësaj punëtorie ishte “Misioni, struktura dhe menaxhimi i shkollës”, ndërsa ajo u udhëhoq nga prof. dr. Xhavit Rexhaj. Gjatë ligjëratës, ai trajtoi çështje kyçe që lidhen me organizimin efektiv të institucioneve arsimore, rolin e lidershipit në ngritjen e cilësisë së arsimit, si dhe sfidat bashkëkohore në menaxhimin shkollor. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale, të diskutojnë praktika të suksesshme dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e udhëheqjes arsimore. Në përfundim të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata, si dëshmi e angazhimit dhe kontributit të tyre në këtë punëtori të rëndësishme. Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit dhe cilësisë në arsimin e mesëm në Kosovë. — Dragash Info