Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në skenë ndërkombëtare në Madrid
Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në skenë ndërkombëtare në Madrid
Prizren, 2 prill 2026 – Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pianisten e re dhe të talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besarta Guri Bobaj. Pas një sërë sukseseve në gara dhe paraqitje vendore e ndërkombëtare, Riola Susuri do të marrë pjesë si “Special Guest Artist” në koncertin gala të International Piano Ballkan Academy, në kuadër të WPTA Spain International Piano Competition, që do të mbahet më 17 prill në Madrid. Kryetari Totaj theksoi se talentët e rinj të qytetit gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit, duke i inkurajuar ata për suksese të mëtejshme dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. — Dragash Info