Policia në Malishevë ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari për kundërvajtje të përsëritura
Policia në Malishevë ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari për kundërvajtje të përsëritura
– Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka ndërmarrë masën e anulimit të patentë shoferit ndaj një drejtuesi të automjetit me inicialet H.B., 25 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, shoferi në fjalë ka grumbulluar gjithsej 18 pikë negative brenda një periudhe dyvjeçare, si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafik. Në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike për të gjitha kategoritë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të ligjit dhe njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. — Dragash Info