Sport

Momenti epik në “Fadil Vokrri”: “Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një superkoreografi

01.04.2026. 2 min čitanja

Momenti epik në “Fadil Vokrri”: “Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një superkoreografi width= width= Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh të fuqishëm përmes një koreografie të veçantë.   Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e shpalosën edhe një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.   Ky baner qëndroi i hapur gjatë gjatë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët, duke krijuar një moment emocional dhe simbolik në tribuna.   Sipas tifozëve, koreografia ishte një shprehje e mbështetjes dhe solidaritetit të tyre, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në stadium.   “Dardanët” edhe kësaj radhe dëshmuan kreativitetin dhe organizimin e tyre, duke e bërë ndeshjen një ngjarje sportive me mesazhe shumë të fuqishme.   – Dragash Info