Përmbyllet me sukses trajnimi për kodim për fëmijë në Qendrën Rinore AVOKO në Dragash
Përmbyllet me sukses trajnimi për kodim për fëmijë në Qendrën Rinore AVOKO në Dragash
Qendra Rinore AVOKO në Dragash ka përmbyllur me sukses trajnimin për kodim për fëmijë, një iniciativë që synon zhvillimin e aftësive digjitale tek gjeneratat e reja. Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit e vegjël patën mundësinë të mësojnë bazat e kodimit, duke u shndërruar në krijues të vegjël të botës digjitale. Përveç njohurive teknike, ata zhvilluan edhe aftësi të rëndësishme si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe besimi në idetë e tyre. Trajnimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive, plot energji, kreativitet dhe bashkëpunim, duke sjellë buzëqeshje dhe motivim në çdo orë mësimi. Nga Qendra Rinore AVOKO u shprehën mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe entuziazmin e treguar gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se kjo është vetëm një pikënisje për zhvillimin e mëtejmë të të rinjve në fushën e teknologjisë. — Dragash Info